Një 53-vjeçar është proceduar në Lushnjë, pasi ka goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake.
Bëhet me dije se është proceduar shtetasi Dritan Gjyla 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë).
Pas veprimit monstruoz, shtetasi Dritan Gjyla e hodhi videon e dhunimit në internet, por më pas u pendua dhe e fshiu.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë)”, thuhet në njoftimin e policisë.