Një 32-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
I riu me inicialet F.L ka mbërritur fillimisht për ndihmë në spitalin e Vlorës dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit