KASAPHANË në Beograd/ 14-vjeçari hap zjarr brenda shkollës, një roje i vdekur dhe shumë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Beograd, një 14-vjeçar ka hyrë në klasë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit.
Po sipas kësaj medie 14 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, por policia e ka arrestuar shumë shpejt.
Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.
I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike.
Mediat serbe raportojnë se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”.
Nga të shtënat ka pasur edhe të lënduar. Mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në rrezik për jetën.