Janë mësuar të tjera detaje nga hetimet për zbardhjen e vdekjes së kenianes 22-vjeçare, Joy Ayoko. Kjo e fundit më 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë një hosteli në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Dy ditë më parë u shoqëruan 6 persona, të cilët u morën më pyetje lidhur me ngjarjen.
Mes tyre ishte Rodi Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte viktima dhe vëllai i tij. Pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen ata janë lënë të lirë. “BW” raporton se këtyre personave u janë sekuestruar telefonat celularë. Përveç vëllait të Rodi Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miq dhe shokë të ngushtë të shoferit të kazinosë.
Barçi ka mbajtur të njëjtin qëndrim, me dëshminë e parë. Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje edhe pse kishin pasur një marrëdhënie intime që i kishte dhënë fund pak para ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, drejt Kenias janë dërguar letër-porosi për autopsinë e vajzës së re.