Pas Hygerta Metës dhe dy vëllezërve të saj, Hysenit e Amarildos, të cilët akuzohen për vrasjen dhe më pas groposjen e babait të tyre Pëllumb Meta, prokuroria e Durrësit ka urdhëruar ekspertim psikiastrik edhe për nënën e fëmijëve, Blerina Meta.
Bashkëshortja e viktimës, është e vetmja që nuk është arrestuar nga familje, por po hetohet në gjendje të lirë për rolin që mund të kenë patur në ngjarjen tronditëse të vrasjes së kryefamiljarit.
“Pasi të administrojmë të gjitha aktet, përfshirë dhe aktekspertimin psikiastrik të vajzës, dy djemve dhe gruas së viktimës, do të përfundojmë hetimet”, tha një burim pranë prokurorisë për Korrieri.
Pëllumb Meta u vra dhe gropos në ambjentet e pronës së tii në Shënavlash te Durrësit, pasi ditë pasi ishte denoncuar nga djali i tij i madh Hysen Meta.
Ishte e bija Hygerta, studente e cila pranoi vrasjen e babait, por më pas policia akuzoi si autor kryesor djalin e madh Hysenin.
Ndërsa djali tjetër Amarildo u arrestua si i dyshuar për bashkëpunim në krim.
Pavarësisht hetimeve të deritanishme, prokuroria nuk ka mundur të zbardhë arsyet se përse fëmijët ekzekutuan dhe tentuan të fshihnin trupit e pajetë të babait të tyre./ Korrieri