Dy shqiptarë në Britani janë dënuar me 14 muaj burg në total, pasi policia gjeti një sasi kanabisi dhe një shumë prej 16 mijë paund në banesën ku ata u kapën gjatë një operacioni në Frankland Place në Chapeltown , Bëhet me dijese të dënuarit janë Ardit Brahushi dhe Rikard Telo .
Gjithashtu mësohet se një ekip policor kishte shkuar në banesën ku jetonte Brahushi, i cili kërkohej nga zyra e emigracionit. Aksioni u zhvillua në muajin mars ku policët kanë trokitur në derë dhe u është shfaqur Ricard Telo. Ky i fundit i ka kërkuar pak kohë policisë sa të vishej, ndërsa një tjetër person u përpoq të ikte nga prona, nga pjesa e pasme, por u ndalua.
Pas një kontrolli rutinë, policia gjeti në banesë 16,020 paund në një çantë shpine në dhomën e gjumit të Brahushit. Në gardërobën e dhomës së gjumit të Telos ishin fshehur 999 gramë kanabis në një qese. Telo kishte 130 paund cash me vete, ndërsa Brahushi 500 paund në portofol. Mes tyre kishin edhe disa celularë. Ekspertët thanë se kanabisi kishte një vlerë në treg deri në 6,000 paund me shumicë dhe 10,000 £ nëse shitej në rrugë.
Telo, 34-vjeç, pa adresë fikse, më vonë pranoi akuzën për tregtimin e kanabisit. Brahushi, 30-vjeç, banues në Goodman Street, Leeds, pranoi posedimin e pasurisë kriminale. Gjykatësi burgosi Brahushin me tetë muaj dhe Telon me gjashtë muaj.