Liderat e Ballkanit dhe ata europianë pritet të mblidhen në Athinë ditën e hënë, teksa kryeministri grek i ka ftuar të gjithë përveç homologut të tij, Edi Rama.
Shqipëria u tha se do të përfaqësohej në nivel presidencial, por kreu i shtetit, Bajram Begaj e refuzoi ftesën duke thënë se nuk mund të marrë pjesë për shkak të agjendës së ngarkuar.
Por gazeta greke Kathimerini zbulon se shkaku pse Rama nuk është ftuar, është ai që pritej tashmë, çështja e arrestimit të Fredi Belerit.
Burime diplomatike i thanë Kathimerini se vendimi i kryeministrit grek është një mënyrë diplomatike për t’i treguar jo vetëm Ramës, por edhe liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se Greqia nuk negocion për çështje parimore, siç është respektimi i të drejtave të njeriut që në rastin e Belerit konsideron se po dhunohen nga Shqipëria, shkruan gazeta greke.
Në këtë event është ftuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por është e paqartë nëse do të shkojë apo jo.