Grupi Parlamentar i PD-së po zhvillon një mbledhje në selinë blu, ku po diskuton kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ervin Salianjit.
Një prej opsioneve është ngujimi i Salianjit në seli. Burime nga mbledhja konfirmojnë se ka propozime që Salianjin ta mbajnë në seli, të qëndrojnë me të dhe deputetët.
“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, ishte propozimi i Gazment Bardhit në mbledhje.
Ndërkohë, Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat, ku tha se nuk shkon në burg për kallëzim të rremë, por si një politikan që ka denoncuar me prova korrupsionin dhe përfshirjen në narkotrafik të vëllait të ministrit.