
Sot pritet të ekzekutohet vendimi për prangosja e deputetit të PD-së Ervin Salianjit i cili dje me vendim të formës së prerë u dënua me 1 vit burg.
Prokurori i Apelit Arben Qose i cili mori dje vendimin e shkurtuar të Apelit ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutim. Mësohet se sot do të hidhet shorti për të caktuar prokurorin dhe më pas ku i fundit do të firmosë vendimin për ekzekutimin e arrestit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi mbrëmë në një studio televizive se sot do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.
“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj”, tha Ervin Salianji.
Ndërkohë kryesia e PD-së mori dje vendim për të thirrur një protestë më 6 tetor. Mbledhja e Kryesisë së PD zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Berisha foli online, ndërsa tha se me këtë vendim Rama i shpalli luftës PD.