Hetimet janë kryer përmes marrjes së mesazheve të kriptuara moderne nga SKY ECC, përgjimeve telefonike dhe ambientale, si dhe metodave tradicionale të vëzhgimit dhe ndjekjes së kriminelëve të përfshirë.
Grupi kriminal kishte bazën e tij në Shqipëri, me degëzime të organizuara në territorin italian, dhe kishte importuar drogën nga Amerika e Jugut përmes rrugëve tregtare detare, duke e çuar më pas në Itali me kamionë që kalonin përmes Spanjës ose Holandës. .
Operacioni
Pas një hetimi të ndërlikuar, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Brescias dhe koordinimin e Komandës Provinciale të Financës së Brescias dhe SCICO, rreth 400 forca operacionale po zbatojnë – në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni – urdhër masash paraprake ndaj 61 personave të dyshuar për krijimin e një organizate kriminale që ka për qëllim trafikimin ndërkombëtar të kokainës, e cila kishte ricikluar fitimet e paligjshme përmes një sistemi të sofistikuar “faturash për operacione të paqena”. Ndaj të dyshuarve janë lëshuar disa urdhra sekuestrimi.
Policia italiane po bashkëpunon me Europol-in Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Antidrogë, Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë pranë ambasadës italiane në Tiranë, forcave policore shqiptare, polake dhe zvicerane, si dhe mbështetjen e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Gjyqësor (Eurojust).
Provat
Provat janë ekzekutuar nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Brescias dhe vijnë në përfundim të hetimeve komplekse, përfshirë ato ndërkombëtare, të zhvilluara nga viti 2020 deri në 2024. Këto hetime janë kryer përmes marrjes së mesazheve të kriptuara moderne nga SKY ECC, përgjimeve telefonike, telematike dhe ambientale, si dhe metodave tradicionale të vëzhgimit dhe ndjekjes së kriminelëve të përfshirë.
Baza
Grupi kriminal kishte bazën e tij në Shqipëri, me degëzime të organizuara në territorin italian, dhe kishte importuar drogën nga Amerika e Jugut përmes rrugëve tregtare detare, duke e çuar më pas në Itali me kamionë që kalonin përmes Spanjës ose Holandës. Sasitë e mëdha të kokainës, pasi futeshin në Itali, magazinoheshin në pesë baza logjistike në Brescia, Lombardi dhe në disa komuna të tjera në veri dhe qendër të Italisë (Varese dhe Pisa). Në këto baza, përgjegjësit e magazinave mblidhnin paratë e gatshme të fituara nga shitja e drogës, të cilat i dorëzoheshin një organizate tjetër të lidhur me grupin kriminal italo-kinez, që ofronte një shërbim të fshehtë bankar për transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.
Ardhurat
Shuma e madhe e parave të ardhura nga trafiku i drogës kalonte përmes një qytetari kinez të vendosur në Brescia në një sistem të ndërlikuar riciklimi për të monetizuar faturat false (me një vlerë prej rreth 375 milionë euro) të emetuara nga sipërmarrës të përfshirë.
Ky mekanizëm u siguronte trafikantëve të drogës një përfitim të trefishtë krahasuar me metodat tradicionale të transferimit të parave të gatshme përmes transportit fizik nëpër kufij: minimizonte rrezikun e zbulimit gjatë kontrolleve doganore dhe policore në rrugë, integronte fitimet e paligjshme në sistemin ligjor dhe kursente në komisionet për transferimet.
Përveç masave të sotme, gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 21 kriminelë të grupit, janë sekuestruar rreth 2.5 milionë euro para të gatshme, 5 armë zjarri dhe municion, 8 automjete dhe 360 kg kokainë, e cila, nëse do të hidhej në treg, do të kapte një vlerë prej rreth 30 milionë euro.
Aktualisht janë duke u zhvilluar një sërë kontrollesh, të mbështetura nga SCICO dhe pesë njësi qensh të specializuar për zbulimin e drogës, lëndëve narkotike dhe parave të gatshme. Për të siguruar operacionet janë angazhuar edhe “beretat e gjelbërta”, ushtarakë të specializuar në antiterrorizëm, si dhe një helikopter i njësisë ajrore dhe detare të Forcave Financiare.