Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka quajtur një vendim aventuresk, planin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama, për krijimin e shtetit të bektashinjve në Tiranë. Meta tha se një çështje e tillë, e cila cënon dhe kushtetutëm, do të duhet të ishte diskutuar fillimisht më Këshillin Ndërfetar.
I pyetur nga gazetarët nëse ka biseduar me Baba Mondin për këtë projekt, Meta tha se planin e Ramës e kishte mësuar nga televizori. Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët nëse do të votonte pro ndryshimit të Kushtetutës, nëse i kërkohej nga Baba Mondi, Meta nuk preferoi që të jepte një përgjigje, ndërsa ftoi kryeministrin që tiu kthejë pronat komuniteteve fetare.
Ilir Meta: Kur flet për humanizëm ky bandit (Edi Rama), që bën sikur pret afganët, vetëm për të marrë lekët dhe kërkuar mbështetje, për të justifikuar korrupsionin. Edi Rama të tregohet i ndershëm me bektashinjtë, t’iu kthejë pronat. T’ua kthejë pronat të gjitha komuniteteve fetare. Ky problem ka dalë në çdo raport çdo vit.
Rama ka grabitur një pjesë të pronave të komuniteteve fetare dhe me klientët e tij të famshëm strategjikë. Kushtetuta e thotë qartë se sovraniteti i shtetit shqiptar nuk vihet në diskutim. Rama me këtë çështje është treguar aventurier. Rama ta diskutonte çështjen me Këshillin Ndërfetar, që ka ndihmuar edhe në momentet kur ka rënë shteti në paqen sociale në vend.
Me nismën aventureske të Edi Ramës jam njohur vetëm nga televizioni. Kaq.