Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në qendër të Athinës në Greqi. Sipas informacioneve nga mediat greke, u raportua për të shtëna me armë zjarri në qendër të Athinës dhe në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja, por i plagosuri ishte “zhdukur”. Më pas, ai shkoi vetë më pas në Spitalin e Athinës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur në shpatull.
Mësohet se Florian Bajraktari, 36 vjeç ka qenë në një lokal duke konsumuar kafe, ku dy persona nga një “Jeep” kanë qëlluar drejt tij. Autoritetet bëjnë me dije se Bajraktari ka qenë i dënuar me 15 vite burg për vrasje dhe kishte pak kohë që ishte liruar.
Policia është duke kryer hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të atentatit.