Një 34-vjeçar me inicialet Sh. M., është arrestuar nga policia në Kukës pasi i kishte vjedhur 60 000 lekë babait të tij në banesën e tyre.
Përveç kësaj disa ditë më parë, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit, ai ka vjedhur 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri.
Në momentin e arrestimit, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan, 40 000 lekë që dyshohet se ia ka vjedhur babait.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Kukësit, për veprime të mëtejshme.