Ministri i brendshëm Ervin Hoxha, është duke dhënë llogari përpara deputetëve në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, në lidhje me gjendjen e kriminalitetit në vend, si dhe rritjen e numrit të vrasjeve, veçanërisht gjatë muajve të verës. Vetë Hoxha tha se ishte i pakënaqur me rezultatet e policisë së shtetit, megjithëse ka ende 50 ditë në detyrë.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë, por policia është në lartësinë e detyrës dhe do të përmirësohet në ditët në vijim. Kam gjetur një polici të konsoliduar e profesionale. Kam 50 ditë në detyrë.
Rendi e siguria në vend në parametra shumë të mirë dhe krahasimin e bëjmë me vende e BE. Shqipëria edhe këtë vit ka pasur rritje të numrit të turistëve.
E vërtetë që në gusht kishim një rritje të vrasjeve në krahasim me muajt e tjetër, por në statistikat e 8 mujorit, jemi pothuajse në të njëjta parametra sigurie me vitin e kaluar”, u shpreh Hoxha, ndërkohë që nuk munguan debatet mes anëtarëve të Komisionit.
Nasip Naço dhe Asllan Dogjani hodhën akuza në drejtim të tyre, ndërkohë që ministri foli dhe për ndryshimet në drejtimin e policisë së shtetit, kur tha se do të përzgjidhet një gjeneratë e re.
Nasip Naço: Nëse Jeni në garë me njëri tjetrin nuk ka procedurë, jeni në garë nuk ka. Të vazhdojë ministri pastaj
Asllan Dogjani: Ka procedurë
Nasip Naco: Mos bërtit se nuk kam frikë
Asllan Dogjani: Raportin e ka dërguar 10 minuta përpara
Nasip Naco: E kuptoj që keni probleme me njëri tjetrin, por nuk ua zgjidh dot. Të flasë ministri pastaj ke të drejtën e fjalës. Nuk ka raport.
Asllan Dogjani: Më jap fjalën për procedurë, mos bëj protagonistin