Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel azilantësh në Angli. Një azilkërkues afgan përdhunoi dy herë një 12-vjeçare shqiptare.
25-vjeçari, Sakhidad Ahadi u dënua me 12 vjet burgim për aktin e rëndë. Ahadi kishte kërkuar azil në Britani me pretendimin se ishte qëlluar nga talibanët kur kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri dhe se ato i kishin vrarë edhe babain.
Vajza shqiptare dhe vëllai i saj së bashku me të ëmën ishin akomoduar në hotelin ku strehoheshin azilërkuesit.
Afgani pranoi fajin, por tha se kishte menduar se vajza ishte 19 vjeçe. Ngjarjet u shënuan midis 22 dhjetorit 2022 dhe 1 janarit 2023.
Pas aktit të rëndë ai kishte dhënë vajzës pesë paund dhe një kartë SIM me qëllim që të kishte sërish kontakte me të.
Vajza e kishte mbajtur të fshehtë ngjarjen deri në momentin kur kishte shpehur frikën ndaj të riut rojes së hotelit.
Ai u arrestua me njëherë ndërsa ka pretenduar se vajza kishte hyrë në dhomën e tij dhe ai kishte menduar se ishte 19 vjeçe.