Prag prag tragjedie ajrore në Rinas , indiani hap derën e Air Albania , avioni bën ulje emergjente pak pasi u nis për në Stamboll
200 pasagjerët e avionit të Air Albania të nisur nga Ri asi për në Stamboll kanë shpëtuar nga një situatë që mund të ishte shumë më e rrezikshme.
Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku një avion i Air Albania që po udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.
Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burime thanë për Korrieri se mes udhëtarëve ishte dhe një shtetas indian që po deportohej.
Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës çka shkaktoi panik të madh në radhët pasagjerëve. I ndodhur në këto kushte piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.
Kjo foto e siguruar nga Korrieri tregon momentin kur pasagjerët zbresin nga avioni të terrorizuar si pasojë e veprimeve të indianit.
Autoritetet pritet që të japin një shpjegim lidhur me situatën e ndodhur brenda bordit të avionit dhe për të zbardhur më shumë detaje. Ndërkohë mësohet se avioni do të riniset drejt Stambollit pasi të rregullohet dera e emergjencës.
Sakaq, pasagjerët shprehen se nga autoritetet nuk iu është dhënë asnjë sqarim, ndërsa ishin rreth 200 persona brenda avionit.
Autoritetet duhet të hetojnë nëse kompania apo policia ma shkelur rregullat për depërtimet duke rrezikuar seriozisht jetën e pasagjerëve. / Korrieri