Skema korruptive edhe me pasionin e fëmijëve, ëndrra për t’u bërë futbollist kalon nga Arjana Sina, të pathënat me kartelat mjekësore të fëmijëve
Karriera në futboll kërkon sakrifica të mëdha dhe një prej tyre është edhe kostoja. Një skemë zhvatje duket se ka zënë vend në fushën e blertë të futbollit shqiptar, ku e ardhmja për t’u bërë futbollist duhet të kalojë në dyert e klinikës “Wellness Albania Clinic“, e cila është në pronësi të mjekes imazheriste të Federatës Shqiptare të futbollit.
ARJANA SINA
Akademitë e futbollit, i drejtojnë fëmijët që ndjekin ëndrrën sportive të paraqiten në klinikën mjekësore “Wellness Albania Clinic”, për të marrë një karton që tregon për gjendjen shëndetësore të të ekzaminuarit kundrejt shumës 100 euro. Skema çon Federatën shqiptare të Futbollit në një konflikt të hapur interesi me kreun e saj, Armand Dukën. “Prapaskena” ka siguruar tarifat publike të klinikës private të mjekes së FSHF.
PAKETA
FORMULAR
FORMULAR
FORMULAR
Klinika “Wellness Albania Clinic” është kamufluar me kompaninë Qendra e Mjekësisë së Punës, me nipt L91325020J, me administrator Elvis Sina, bashkëshorti i Albana Sinës, e cila ka 50 % të aksioneve. Gjysma e aksioneve figuron në emrin e shtetases Albana Shoshi.
Megjithatë, bazuar në të dhënat e “Open Corporates”, klinika rezulon në pronësi indirekte të Arjana Sinës, e cila ka 70% të aksioneve përmes “Qendra e Mjekësisë së Punës”.
Por ka diçka të paqartë! Përse është zgjedhur Sina që të nxjerrë kartelat e adoleshentëve që duan të përfshihen në botën e sportit? Për shkak se është pjesë e FSHF? Përse ekzaminimet nuk mund të zhvillohen në ambientet e Akademisë, ashtu siç ndodh në mbarë botën ku kontrollet shëndetësore merren nga klubi? Çfarë ekzaminimesh i kryehen këtyre adoleshentëve që kushtojnë 100 euro? Sa është kostoja reale? Përse nuk ka ndërhyrë Federata për të ndalur këtë konflikt interesi?
Kjo nuk është hera e parë që Sina përfshihet në skandale.
Në vitin 2021 në emisionin ‘Fiks Fare’ ajo u denoncua për një incident me pasoja të rënda për jetën e pacientëve, përmes mjekimeve të gabuara, papërgjegjshmërisë së thellë në ngatërrimin e analizave, diagnozave të gabuara etj. Ajo asokohe shprehej se është vetëm një gabim njerëzor. /korrieri