Dy emigrantë shqiptarë u kapën teksa u përpoqën të arratiseshin nga dera e pasme, kur policia bastisi një fermë kanabisi, ku ishin kultivuar bimë me vlerë mbi 700,000 paund.
Anton Biba, 22 vjeç dhe Arnold Uku, 27 vjeç, ishin në gjumë kur policia ekzekutoi një urdhër kontrolli në një pronë në Mayflower Way, Harleston.
Dy të pandehurit, të cilët kanë rolin e kopshtarit, kishin qëndruar në dy dhoma gjumi në njësi dhe ishin të dy në gjumë kur policia ekzekutoi urdhrin.
Ferma përshkruhet nga autoritetet ligjzbatuese si një “strukturë profesionale” dhe “qartësisht një operacion i aftë për të rritur sasi industriale për përdorim komercial”.