Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla 30-vjecar vraun babain dhe i fshehu trupin në pus.
Hetuesit thonë se 30-vjecari fshiu pamjet e kamerave të sigurisë me qëllim që të fshihte gjurmët e krimit qe tronditi vendi. Grupi i hetimit sekuestroi DVR dhe konstatoi se nuk kishte pamje që nga dita kur Esmerald Balla e kishte denoncuar si të humbur babain Enver Balla me 13 gusht 2024.
Prokuroria e Durrësit po e rindërton dinamikën e krimit bazuar mbi dëshminë e të dyshuarit dhe provat që ka gjetur në celularin e tij.
Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë patur bashkëpunëtorë dhe për këtë shkak, Esmerld Balla do të ripyetet për ngjarjen, ndërsa po hetohen lidhjet e tij shoqërore dhe lëvizjet e tyre gjatë muajit të fundit.
Esmerald Balla denoncoi me 13 gusht se babai i tij ishte larguar me një grua të panjohur dhe kishte humbur kontaktet me të. Ndërkohë që ai e kishte vrarë për shkak sherrit për kursimet dhe e kishte trasportuar trupin 1 km larg banesës duke e hedhur ne pus. Armën e krimit e kishte hedhur në kanal.
Pas orësh të gjata marrje në pyejtje, Balla pranoi për policinë se kishte kryer krimin dhe tregoi vendin ku kishte fshehur trupin.