Ky është 22-vjeçari Renaldo Metushi që u plagos sot në atentatit e dyfishtë në zonën e Don Boskos.
I riu është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt lokalit, ku po konsumonte kafenë 45-vjeçari, Kastriot Elezaj, i cili është plagosur në krah dhe në mushkëri.
45-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pasi ka mbaruar dënimin, është rikthyer në Shqipëri.
Ndaj paraprakisht e shkuara e tij dyshohet se është bërë shkak për atentatin e sotëm. Ndërsa makina që është përdorur nga autorët është gjetur e djegur në zonën e Institutit.