Shoqërohet Safet Bajri! Korrieri ka mësuar se një nga personat më të njohur të botës së krimit në Shkodër është ndaluar fillimisht në Lezhë teksa qarkullonte me mjetin e tij të blinduar tip “S-Class”.
Të njëjtat burime për Korrierin bëjnë me dije se anëtari i fisit Bajri fillimisht është ndaluar nga Policia e Lezhës dhe më pas është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.
Arsyeja e shoqërimit të tij është si “person në dijeni” për ngjarjen e ndodhur në Bushat pak ditë më parë, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj një “Audi”, po ashtu i blinduar.
Më pas, pas marrjes në pyetje, mësohet se Bajri është lënë i lirë.
Pse u qëllua
Policia ka identifikuar dy personat që ndodheshin në mjetin e blinduar që janë “ushtarë” të Safet Bajrit, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.
Dyshohet se grupi kriminal kishte shkuar tek shtëpia e vëllezërve Prendi për shkak të një borxhi që ata dyshohet se i kishin Ervis Martinajt. Ata i kanë pritur dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Në makinën e blinduar dyshihet të ketë qenë edhe Elion Hato një prej ushtarëve të Martinaj që rezulton i zhdukur pa gjurmë. /Korrieri