Sherri në Palase ku u përfshinë Tur Koçeku dhe Fatmir Bejo , reagon sërish policia
Policia e Vlorës ka dalë me një reagim të dytë në lidhje me sherrin e mëngjesit të datës 25 gusht ku u përfshinë një grup i madh njerëzish, mes të cilëve ishin edhe Tur Koçeku dhe Fatmir Bejo .
Emri i Bejos është bërë publik sëfundmi, ndërsa sipas policisë po punohet për kapjen e personave të përfshirë në këtë sherr.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.
F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C”, njofton policia.
Tur Koçeku është dhunuar barbarisht në këtë konflikt dhe gjendja e tij është e rënduar. 42-vjeçari nga Dibra, ortak me biznesmenin Ilir Shtufi, me të cilin janë të investuar në ndërtimin e kullave në kryeqytet ndodhet në spital, atje ku po merr ndihmën mjekësore.
Për sherrin në Palasë, një nga zonat më të rëndësishme ekonomike dhe turistike të vendit, Policia ka shpallur në kërkim Xhoni Spahon 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës.
Kush është Fatmir Bejo ?
Bejo nuk u bë publik fillimisht nga policia, dhe u desh që të kalonin disa orë deri në njoftimin e dytë.
Ai rezulton të jetë i shpallur në kërkim në prill të vitit të shkuar pasi bashkë me të vëllanë morën peng një biznesmen me pretendimin se ai i kishte këtyre 25 mijë euro.
Po ashtu, Bejo akuzohet për një plagosje në Tiranë. Policia e Vlorës duhet të shpjegojë se si një person në kërkim si Fatmir Bejo ka mundur të lëvizë lirshëm dhe të shkojë në një koncert publik. /Korrieri