Prapaskenat e sherrit në te Bar Sin në Palasë ku u përplasen Tur Luçiano Koçeku dhe Fatmir Bejo
Një sherr i madh ndodhi mbrëmë në kompleksin Green Coast, brenda lokalit Sin në zonën e Palasës në Himarë duke lënë një person të lënduar rëndë.
Mësohet se personazhet kryesorë të sherrit janë Tur Koçeku, i njohur ndryshe edhe si Luçiano Koçeku si edhe një personazh tjetër, për të cilin nuk ka ende asnjë informacion zyrtar, siç është Fatmir Bejo.
Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e 12 shkurtit 2024, ku ai plagosi me thikë te lokal “De Capo” në Komunën e Parisit, shtetasin Mirel Ishka pas një sherri për motive banale.
Fatmir Bejo nuk rezulton aktualisht në komunikatën e Policisë së Shtetit, por burime bëjnë me dije se ka qenë Fatmir Bejo një nga personat kryesorë të përfshirë në këtë përleshje me grushte dhe shkelma e cila aktualisht ka plagosur rëndë Tur Koçekun, një emër i njohur në botën e krimit, biznesit dhe politikës në Shqipëri.
Report TV raporton se Fatmir Bejo është shpallur po ashtu në kërkim por ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Sherri që raportohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir B., është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri.
Edhe në këtë rast, u tentua manipulimi i ngjarjes pasi në lojë ishte djali i një biznesmeni të njohur në vend.
E pashpjegueshme ngelet situata ku Policia, sërish, si gjithmonë në këto raste, nuk raporton dinamikën e konfliktit, personat e përfshirë, apo situatën e plotë, ku në një zonë tejet të populluar, një sherr mes kontigjentit kriminal, rrezikon qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë e të harxhojnë para në jugun e vendit.
Kush është Tur Koçeku?
Tur Koçeku është dhunuar barbarisht në këtë konflikt dhe gjendja e tij është e rënduar. 42-vjeçari nga Dibra, ortak me biznesmenin Ilir Shtufi, me të cilin janë të investuar në ndërtimin e kullave në kryeqytet ndodhet në spital, atje ku po merr ndihmën mjekësore. Për sherrin në Palasë, një nga zonat më të rëndësishme ekonomike dhe turistike të vendit, Policia ka shpallur në kërkim Xhoni Spahon 28-vjeç, banues në Tiranë si dhe Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës. /Korrieri