Arrestohet Dode Rica , pronari i Strip Club Shqiponja
Dodë Rica pronari i rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja” u arrestua nga policia në Durrës, pasi siç thuhet zyrtarisht, drejtësia në Kosovë e akuzon për trafikim të personave. Rica, 47-vjeçar i lindur në Mirditë dhe me banim në Tiranë, u vu në pranga nga policia shqiptare, pasi Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masë “arrest me burg” në mungesë.
Nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe agjencive në Kosovë, forcat e posaçme operacionale të Durrësit e lokalizuan të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.
“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Dodë Ric, 47 vjeç, i lindur në Mirditë”, njoftoi Policia e Durrësit më 22 gusht.
Pronar i lokaleve të natës Club Shqiponja” në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë prej vitit 2013, i cili ka hapur biznes edhe në Prishtinë në vitin 2022 me emrin tregtar “Cyborg Strip Club”, pritet të ekstradohet drejt Kosovës. Pas arrestimit, pritet të mbahet seancë në Gjykatën e Durrësit, qytet ku Dodë Rica u vu në pranga, për të marrë vendim nëse do t’i dorëzohet drejtësisë në Kosovë.
Mediat në Kosovë ende nuk kanë dhënë shumë detaje mbi hetimet e nisura ndaj Dodë Ricës për trafikim të qenieve njerëzore, i cili sipas kërkimeve në disa shkrime të mediave online atje, është hetuar edhe më parë për evazion fiskal në lidhje me biznesin në Prishtinë.
Nga 2 nëntor 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club”, Dodë Rica u hetua pasi dyshohej se ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro. Dodë Rica ka hapur pika të ‘Stript Club Shqiponja’ edhe në Kosovë e Shqipëri. Në 2020, Dodë Rica ka hapur në Kosovë ‘Hotel Jakova’ dhe në 2022 “Cyborg Strip Club”.
Rica ka qenë edhe më herët i hetuar nga autoritetet në Kosovë. Nga viti 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club”, Dodë Rica dyshohej se ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro dhe u vu në hetim. Në Kosovë, ai ka hapur edhe ‘Hotel Jakova’, si edhe ‘Cyborg Strip Club’. Rica ka qenë edhe më herët i hetuar nga autoritetet në Kosovë. Nga viti 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club”, Dodë Rica dyshohej se ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro dhe u vu në hetim. Në Kosovë, ai ka hapur edhe ‘Hotel Jakova’, si edhe ‘Cyborg Strip Club’. /korrieri
Arrestohet Dode Rica , pronari i Strip Club Shqiponja