Zbardhet dëshmia e Gjovana Sokolajt në Prokurorinë e Durrësit.
Pronarja e kompanisë që dyshohet se ka transportuar 800 ton lëndë të rrezikshme thotë para prokurorëve se sasinë e mbetjeve e ka blerë nga KURUM dhe pretendon se analizat kanë rezultuar se nuk ka përmbajtje toksike
Nga verifikimet e kryera rezulton se anija është nisur më datë 4 korrik 2024 nga Porti i Durrësit dhe mbetjet të cilat dyshohen se janë toksike janë nisur nga subjekti SOKOLAJ shpk, me administrator Gjovana Sokolaj.
Administratorja e Sokolaj është pyetur nga oficerët dhe ndër të tjera ka deklaruar se “jam e vetëpunësuar në biznesin tim. Më datë 4 korrik 2024 subjekti Sokolaj shpk, ka nisur rreth 102 konteinere të ngarkuar me oksid hekuri me destinacion Tailandë”.
Më tej, biznesmenia ka sqaruar se mbetjet janë blerë pranë kompanisë KURUM.
“Produktin që ne kemi nisur për në Tailandë e kemi blerë nga “Kurum Internacional Sha””, thekson ajo. Sokolaj ka shpjeguar se ka blerë fillimisht 2000 ton, sasi për të cilën ka paguar 34 000 dollarë dhe 800 tonë të tjera për të cilat ka paguar 7 mijë dollarë.
Sasia e parë është blerë sipas saj më 3 tetor 2023, ndërsa sasia e dytë është blerë me 16 nëntor 2023. Sokolaj pretendon se për të dyja pagesat ka faturat përkatëse.
“Sasia që kemi blerë nga “KURUM” sha ka qenë me peshë rreth 2800 ton. Interes për blerjen e oksidit të hekurit ka shfaqur subjekti GS Mineral DOO (me seli në Kroaci). Sasinë e oksidit të hekurit prej 2800 tonë ja kam shitur subkektit GS Mineral DOO me cmim 141 000 dollarë.
Pas ngarkimit të 102 kontejnerëve në anijen tregtare është bërë nisja nga Porti I Durrësit me datë 4 korrik 2024”, shpjegon Sokolaj.
Administratorja e Sokolaj shpk, thotë për hetuesit se më pas është informuar përmes një emaili me datë 9 gusht 2024 nga kompnia MSC se 102 kontejnerët që subjekti I saj kishte nisur do të ktheheshin në Portin e Durrësit, sepse Porti I Singaporit nuk pranontë të bënte shkarkimin, me pretendimin se kishin dyshime se kontejnerët ishin të mbushur me lëndë toksike.
“Unë I kam kthyer email dhe i kam thënë për mallin e ngarkuar në kontejnerë që është oksid hekuri, janë bërë analizat nga ana e SOKOLAJ dhe KURUM sha dhe nuk rezulton që aty të ketë mbetje toksike. Iu kam propozuar që mund të bëjnë mostrimin e produktit në portin e Singaporit, por ata më kanë thënë se për të bërë këtë analizë unë duhet të kryej pagesën për kryejen e analizave”, pretendon Sokolaj në dëshmi.
Më tej, ajo shpjegon se ka kërkuar ti dërgojnë document zyrtar për arsyen ligjore se përse dhe kush I kishte bllokuar kontejnerët. “Ata nuk më kanë sjellë asnjë lloj dokumentacioni ligjor”, thotë ajo për prokurorinë e Durrësit.