Ilirjan Celibashi hajdut ? SPAK dërgon shkresën urgjente, çfarë kërkon Altin Dumani
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në lidhje me tenderin e pajisjeve elektronike për identifikimin e votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, përmes një shkrese dërguar KQZ-së më 16 Gusht, pra 4 ditë më parë, i kërkon institucionit të drejtuar nga Ilirjan Celibashi dokumentacionin e plotë të këtij prokurimi publik.
Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mban emrin e kreu të SPAK-it Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.
Tenderi është fituar nga kompania “Smartmatic International Holding B.V.” me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH (19 mln dollarë). Vlera fituese është mjaft pranë me vlerën e fondit limit. Përkatësisht është sa 90.4% e tij.
Kompania në fjalë ishte e vetmja pjesëmarrëse në tender, pasi 5 kompani të tjera u tërhoqën nga gara.
Por, kjo kompani nuk është e panjohur në Shqipëri. Në datën 18 nëntor 2019, pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kjo kompani ka bërë demonstrimin e pajisjeve teknologjike, qoftë për identifikimin, ashtu edhe për votimin dhe numërimin elektronik.
E njëjta kompani ka zhvilluar gjithashtu takime me partitë kryesore politike, si edhe procesin zgjedhor brenda vetë PS-së.
Ilirjan Celibashi hajdut ? SPAK dërgon shkresën urgjente, çfarë kërkon Altin Dumani