Një ngjarje kriminale është zbuluar në fshatin Lajthizë të Mirditës, ku një 68-vjeçar i identifikuar si Frederik Radi, është gjetur i vrarë nga e bija, në dhomën e gjumit.
Nga hetimet e para policia dyshon se ai është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e dhomës së banesë ku ai kalonte muajt e verës. E bija ka shkuar në banesë, pasi prej dy ditësh ai kishte humbur kontaktet me anëtarët e familjes.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor. Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.
Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat.