Agim Sallaku, një ndër pilotët më profesionist të Forcës Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Nënkoloneli që me helikopterin e FA ka marrë pjesë në qindra operacione evakuuimi, kërkim-shpëtimi dhe emergjencash natyrore, ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.
Nënkolonel Agim Sallaku është trajtuar jashtë vendit muaj më parë, por fatkeqësisht kur u duk se e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, ajo e ka sulmuar pabesisht duke e ndarë përgjithmonë nga familja, miqtë dhe kolegët në Forcën Ajrore.
Ai ishte një profesionist i Forcave të Armatosura, një ndër pilotët më të mirë të ushtrisë shqiptare, bashkëshort i dashur, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe një qytetar model i Republikës.