Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do të kërkojë hetim parlamentar për zbardhjen e “skandalit në lidhje me ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit”. Kjo çështje ishte një shqetësim që i ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, Martin McDoëell e ngriti gjatë takimit me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
“Shqetësimi i SHBA në lidhje me ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit meriton një vëmendje të veçantë nga Grupi Parlamentar i PD.
Ky skandal i denoncuar ditë më parë nga kolegët deputetë, që cënon të dhënave vetjake/sensitive të qytetarëve shqiptarë dhe shtetasve të huaj, kërkon një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm dhe duhet të jetë një nga prioritet e punës së Grupit Parlamentar në seision e ri.
Duke falenderuar të Ngarkuarin me Punë, z. H. Martin McDoëell për vëmendjen ndaj kësaj çështje, dua të siguroj çdo qytetar shqiptar e të huaj, se GPPD mbështet hetimin e plotë të këtij skandali dhe do të ndërmarrë çdo iniciativë parlamentare për zbardhjen e plotë të tij” shkruan ai.