Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani pas dëshmisë për koncesionin e sterlizimit,nga ambientet e SPAK-ut ka bere me dije se çeshtja eshte ne hetim, ndersa saktesoi se punet e tij jane te dokumentuara me letra dhe ne ligj.
Shkëlqim Cani në SPAK pas dëshmisë për koncesionin e sterlizimit.
“SPAK duhet falenderuar për zbulimin e së vërtetës. Punët e mia janë ndërtuar mbi bazën e shkresave. Kam zbatuar ligjin, nuk kam bërë shkelje.
Duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk jam ministri që kam kryer pagesat. Kur ka filluar koncesioni jam larguar nga detyra“, tha ndër të tjera Cani.
Masat e sigurisë
Klodjan Rjepaj – ‘arrest me burg’ i akuzuar për ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Ilir Rrapaj – ‘arrest me burg’ i akuzuar për ‘Mashtrim’
Saimir Kadiu- ‘arrest shtëpie’ i akuzuar për ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.