Luana Alonso është cilësuar si një nga pjesëmarrëset me seksi të Lojërave Olimpike.
Por pjesëmarrja e notares paraguaiane nuk është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pasi nuk ia doli të kualifikohej në garën e saj të 100 metrave, 20-vjeçarja e cila ka qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale, deklaroi se po tërhiqej përfundimisht nga garat.
Por para se ajo tli jepte vetë lamtumirën Fshatit Olimpik në Paris, është përjashtuar nga Komiteti Olimpik Paraguaian.
Ata e kanë akuzuar se ka krijuar një ambient të papërshtatshëm me sjelljet e saj para sportistëve të tjerë, si dhe ka thyer rregullat duke dalë pa leje për të bërë vizitë në vende të ndryshme në Paris, përfshire dhe Disneyland, duke e pasur më shumë mendjen te postimi i fotove në rrjetet sociale se gara.
Për më tepër, Luana akuzohet se synon që të bëhet pjesë e përfaqësueses së SHBA në garat e notit për të rritur popullaritetin e saj. Por vajzës e cila jeton në Dallas, i është kujtuar se mori pjesë në Olimpiadë me ftesë për Paraguain pasi biondja seksi nuk e arrinte kurrsesi vetë normën olimpike.