Një manual gati-gati surreal u është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit, burrave dhe grave që do të dërgohen për të menaxhuar burgun 20-vendësh për emigrantët në Gjadër: nga mënyra se si të vishen deri te si të pinë kafe.
Manuali i publikuar nga La Reppubblica, nis me parantezën: Populli shqiptar është shumë miqësor, por duhet të keni parasysh disa rregulla të nevojshme.
Si fillim, “shmangni flirtimin me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij që joshet nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq”.
Dhe meqë jemi këtu, duke qenë se janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur”, thuhet mes të tjerash.
Të tjera udhëzime të bëra publike nga La repubblica janë:
– Shqiptarët nuk duan të nënvlerësohen, ndaj mos u sillni kurrë me një qasje superioriteti.
– Është një popull modest, kështu që nudizmi apo veshja e papërshtatshme në publik nuk janë të mirëpritura.
– Shmangni flirtimet me gratë shqiptare në disa kontekste . Bëhet fjalë për një shoqëri konservatore, sidomos në veri të vendit.
Burri që di apo sheh që gruaja e tij joshet nga një burrë tjetër mund të reagojë në një mënyrë të keqe.
– Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ekzistojnë krimet e vogla (s’ka vjedhje, grabitje, apo ngacmime seksuale) prandaj shmangni qëndrimet “në mbrojtje”
– Në Shqipëri nuk ekziston fantazimi fetar. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane aty bashkëjetojnë disa fe.