Aktori i njohur Olsi Bylyku ka prezantuar të dashurën e tij, nëpërmjet një postimi në Instagram. Në postimin e tij, ai ka ndarë një foto me të, ku dhe i ka uruar ditëlindjen.
“5 gusht, gëzuar ditëlindjen Amla”, ka shkruar ai, duke zbuluar emrin e saj, por jo fytyrën.
OLSI BYLYKU DHE E DASHURA E TIJ
Të dy janë veshur thuajse njësoj dhe foton e postuar, e kanë realizuar para pasqyrës. Por, aktori e ka mbuluar një pjesë të fytyrës së saj, duke e mbajtur “një mister”, por edhe duke njoftuar se nuk është më beqar. Sipas aludimeve, e dashura misterioze e aktorit, mund të jetë gazetarja Denada Lura, me të cilën Olsi u përfol para disa kohësh se ishte në një lidhje dashurie.
DENADA LURA
Nga ana tjetër, Denada e ka mbyllur profilin e saj në Instagram në momentin kur qarkulluan fjalët se dy personazhet ishin në një romancë dashurie. Një vit më parë Olsi Bylyku konfirmoi se i dha fund lidhjes disa vjeçare me këngëtaren Egli Tako.
Sipas aktorit, gjatë lidhjes së tyre ka pasur shumë keqkuptime dhe toksicitet, kjo solli në përfundimin e marrëdhënies.