Presidenti i Republikës Bajram Begaj i ka dërguar dje një letër Kuvendit të Shqipërisë ku shpreh shqetësimin për skandalin e mikrokredive duke u ndalur tek roli dhe përgjegjësia e Bankës së Shqipërisë. Në letrën e tij, Presidenti Begaj nuk i fsheh shigjetat e sulmit edhe ndaj Guvernatorit Gent Sejko.
Letra e Presidentit ka nxitur reagimin e menjëhershëm të kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili i kërkoi zyrtarisht Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e mikrokredive. Konstatimet e Presidentit për çështjen e mikrokredive janë në një linjë me qëndrimet që Grupi Parlamentar i PD ka mbajtur prej kohësh- deklaroi zoti Bardhi.
Pasi e konsideruan një ditë parë Presidentin “ushtar” të Edi Ramës, demokratët i gjejnë me vend konstatimet e tij. Thënë ndryshe, PD dhe PS po bëhen gati të gjejnë zëvendësuesin e Gent Sejkos ne krye të Bankës së Shqipërisë.
Skandali i mikrokredive është padyshim një nga më të rëndët për xhepat e shqiptarëve por përgjegjësia për të është komplekse. Banka e Shqipërisë ka përgjegjësinë e saj, sikundër Ministria e Drejtësisë apo zvarritjA e hetimit nga Prokuroria janë po ashtu faktorë që ndikuan në këtë skandal.
Skandali i mikrokredive tashmë është një çështje që po hetohet nga SPAK.