Një aksident fatal ka ndodhur në zonën Agrinios në Greqi, ku është përfshirë një familje shqiptare me banim në Athinë.
Sipas medieve greke, nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22-vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka.
Makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal jashtë rrugës.
Në vendin e aksidentit sot rreth orës 11:30 shkruan menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca. Familja shqiptare prej vitesh jeton në Athinë.