Kryeministri Edi Rama ka propozuar Elisa Spiropalin si drejtuese të Parlamentit, pas largimit të papritur të Lindita Nikollës.
Ndërkohë Bledi Çuçi, i cili mbante postin e kreut të grupit parlamentar, propozohet të jetë nënkryetari i parlamentit.
Ndërsa Niko Peleshi propozohet që të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Spiropali ishte emëruar nga Rama edhe si personi që do të përballej në emër të tij në Kuvend. Ndryshe nga Nikolla duket se vetëm Spiropali përballte Sali non gratën dhe “baba Liken” në Kuvend prandaj edhe e meriton pozicionin e ri të dhuruar nga Kryeministri Rama.