Kryeministri Rama në Asamblenë e PS bëri publik dhe emrat e 3 ministrave të rinj të kabinetit.
Ervin Hoxha, kreu IKMT-së do të zëvendësojë Taulant Ballën në postin e Ministrit të Brendshëm.
Petrit Malaj do të drejtojë Ministrin e Financave në vend të Ervin Mete.
Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN).
Pirro Vëngu do të jetë në postin e Ministrit të Mbrojtjes, nga ku u largua Peleshi që do të drejtoj grupin parlamentar socialist.
Vengu ka qenë shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”. Në vitin 2017 ai u emërua drejtor i antikorrupsionit në Kryeministri.