Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të gjatë në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste nuk i ka kursyer as batutat, kryesisht mePandeli Majkon, duke thënë që ai dhe rinia do ta mbajnë PS në këmbë dhe pushtet edhe kur vetë kryesocialisti do të tërhiqet.
“Do thoni ju pse 50 vjet do ta mbajmë pushtetin? Pse mos e mbëjmë 100”, u shpreh Rama, duke theksuar se do të ndërtojnë një PS me vizion për 2030.
“Kjo masë duhet të kuptohet si pjesë e një fillimi të ri në rrugën e ndërtimit të PS 2030, jo vetëm për Shqipërinë e 2030, por edhe për gjeneratën tjetër, kur unë dhe të tjerë këtu do jemi tërhequr në organizatat e katundeve, por rinia dhe Pandeli Majko duhet të mbajë PS në këmbë dhe në udhëheqje. Do thoni ju pse sa do rrimë në pushtet ne 50 vjet? Pse mos rrimë 100, kush na i ndalon. Ja sheshi ja mejdani ja dhe Muço kapedani thoshte profesor Et’hem Ruka që e përshëndes me shumë mall”, tha Rama.