Dy personat në foto janë viktima të atentatit me armë zjarri në Memaliaj.
Të dy dyshohet se nuk kanë qenë objektivë të atentatit, dhe kanë mbetur viktimë nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.
Gledio Muka, 36 vjeç ishte kamarier në lokalin ku ndodhi atentati, Marsel Çela, 37 vjeç ishte klient.
Kamarieri mësohet se ka qenë pranë tavolinës së shënjestrës kur është qëlluar, ndërsa klienti Çela ka qenë në lokal, por është kapur nga plumbat.
Ndërkohë, 74-vjeçari Shyqyri Kalemi ka qenë në tavolinë me të vëllanë tij, i cili ka mbetur i plagosur.
Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, emër i njohur i botës së krimit, që i ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, dy prej të cilave në Greqi.