SPAK dërgon dokumentacion për ekstradimin e Leonard Luzit nga Madridi në Shqipëri.
Ai akuzohet për sigurim kushtesh për të vrarë Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan, grup kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Shkresa për ekstradimin e tij e firmosur nga prokurorja e posaçme Dolororeza Musabelliu iu përcoll Ministrisë së Drejtësisë.
Kujtojmë se 47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje.
6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla.
Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u kap sot.
Në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013.
Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij.