Fundjava do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.