Rezart Maqellara ishte një prej 19 personave që ranë në pranga gjatë operacionit Tempulli.
Kokaina vinte në Tiranë nga Fieri me një automjet BMW me një vend të përshtatur për fshehjen e pakove të kokainës.
Kjo makinë drejtohej pikërisht nga Rezart Maqellara i cili kishte kontakte me grupe të ndryshme shitësish që e shpërndanin më pas në ambiente me të rinj.
Maqellara ishte i punësuar prej vitesh në KLSH si shofer.
Policia në një njoftim zyrtar sqaron se Maqellara nuk është shoferi i kreu të KLSH, por shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Pas muajsh hetime, Policia e Tiranës identifikoi 24 shpërndarës nga të cilët 19 u vunë në pranga dhe 5 u shpallën në kërkim. Po ashtu u sekuestruan 1.2 kg kokainë dhe qindra doza të dograve të ndryshme.
Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi Armando Xheladini,., alias Jetnor Cinallari, alias, Armando Tarushllari 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek.
52 vjeçari i njohur me dhe me 2 emra të tjerë, si Armando Tarushllari e Jetnor Cinellari u arrestua në maj policia e Korçës në bashkëpunim me autoritetet greke pasi akuzohet për vrasjen me dashje të 25 -vjeçarit Arjan Xhambazi në Athinë në vitin 2008.
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.