Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një takim me gazetarët dhe është pyetur për çështjet më të rëndësishme që po heton prokuroria.
I pyetur se si do të procedohet pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e 21 janarit, Dumani ka deklaruar se do të zbatohet vendimi i gjykatës dhe do të ndiqet proceduar nromale.
Më tej kreu i SPAK kë nënvizuar se do të ketë nevojë për koordinim me prokurorinë e Tiranës.
Në bazë të vendimit të gjykatës së Lartë kërkohet që çështjen e 21 janarit ta hetojë SPAK-u, duke i hapur rrugë tashmë regjistrimit të kallëzimin të familjes Nika.
Kërkohet hetimi për Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendi si urdhërues të “21 janarit”.
Në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, Dumani tha se janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën
‘Janë bërë hetimet parësore për Berishën,’ mësohet të ketë thënë Dumani.