Është hequr përkohësisht pagesa në autostradën Thumanë-Kashar për shkak të radhëve kilometrike të krijuara.
Dy sportelet raportohet se nuk përballojnë dot fluksin e automjeteve.
Pagesa e tarifës në sportele krijonte radhë të gjata makinash në autostradë duke bllokuar kështu qarkullimin.
Radha e mjeteve i kalon 10 kilometra dhe fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit, deri tek fshati Larushk.
Sportelet e vendosura nga firma koncesionare nuk ishin në gjendje të perballonin fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqiperisë së mesme.