Sot është hapur sipas kushteve të koncensionarit Gener 2 autostrada e re Thumanë-Kashar e cila është me pagesë për cilin do që zgjedh të kalojë në këtë rrugë.
Qytetarët të cilët e kanë përshkruar këtë rrugë kanë shprehur pakënaqësi të mëdha sa i përket dhe tarifës që duhet të paguajnë.
Sot tarifa 270 lekë për të kaluar në autostradë, tarifë që dyfishohet për ato që do të duhet të rikthehen edhe një herë në Tiranës, shkruan syri.
Kjo është një tarifë që shumë e lartë krahasuar me të ardhurat dhe çmimin e lartë të karburantit.
Po ashtu radha e mjeteve i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.
Me çfarë konstatohet sportelet e vëna nga firma koncesionare nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu ne drejtim të Shqipërisë së mesme