I morën shtëpinë pas kredisë te NOA Finance, Pal Trashaj kërkon takim me Dumanin para SPAK dhe dëmton veten, HISTORIA që tronditi Tiranën
Pal Trashaj, i cili piu fotoksinë para godinë së SPAK, njihet si historian në qytetin e Lezhës, ku është angazhuar në shumë aktivitete kulturore-sociale e po ashtu ka ngritur mjaft problematikë për shumë monumente kulturore.
Për disa vite ka qenë dhe Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Burime thonë që prej disa vitesh ka patur probleme institucionin financiar NOA ku thekson se e ka shlyer borxhin ndaj kësaj NOA-s por pas disa vitesh sipas tij banka ka pretenduar se nuk ka shlyer borxhin, ku dy përmbarues i kanë marrë pronën.
Ai jeton ne një fshat të Lezhës. Në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.
Trashaj doli disa kohë parë në media duke denoncuar NOA-n dhe bandën e Micro Credit Albania.
“Kam marrë kredi tek NOA dhe e kam shlyer. Pas pesë vitesh më kërkojnë para, kompania ADCA, MCA e cila nuk kërkon ballafaqim me dokumente (përmend dhe dy emra përmbaruesish)“, tha Trashaj disa kohë më parë.
Nuk dihet ende gjendja e qytetarit, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.
HISTORIA
Ka qenë një kredi e mbetur që nga viti 2008, vetëm 760 mijë lekë të vjetra që Micro Credit Albania ia kishte çuar 4.8 milion lekë, që ka çuar Trashajn në këtë akt të rëndë.
Kredinë e Pal Trashajt te NOA e kishte blerë Micro Credit Albania dhe kërkoi 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Disa herë kishte kërcënuar në media dhe prokurori për vetëflijim, se nuk kishte mundësi të gjente të drejtën. Sot e bëri.
Një shkresë e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë e vitit __ tregon se Banka e Shqipërisë, Prokurori i rrethit dhe Ministri i Drejtësisë janë njoftuar për problemin e Pal Trashajt që e ka burimin në skemën e mikrokredive.
63-vjeçari aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa nuk ka informacon se si paraqitetet gjendja e tij shëndetësore.
/Korrieri