Gazetarja Anduena Llabani në ABC News, foli për arrestimin e Astrit Avdylaj, në banesën e tij në Shijak.
E pyetur nëse Avdylaj është “tradhtuar” duke sjellë arrestimin e tij, gazetarja shpjegoi se operacioni për kapjen e tij ka qenë shumë i mirëorganizuar, ndërsa tregoi se ky arrestim ka lidhje me zgjedhjet e vitit 2025.
Llabani shtoi se, shumë gazetarë shërbenin dhe pagueshin nga familja, ‘Avdylaj’.
“Astrit Avdylaj nuk ka lidhje vetëm me politikën por edhe me median shumë gazetarë, shërbenin dhe pagueshin nga familja, ‘Avdylaj’, tha gazetarja në “360 gradë”.
Kujtojmë se Astrit Avdylaj, njihet edhe ndryshe si i forti i Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafik droge, tentativë vrasje, së bashkë edhe me vëllain e tij, Altin Avdyli.
Ai u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Brenogë të Hasit por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit dhe në korrik të vitit 2021 u lirua nga qelia.
Gjatë hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Në korrik të vitit 2021 ai u lirua nga burgu për shkak të tejkalimit të afateve së bashku dhe me Jasin Kala dhe Fatos Llavdiu.
Emri i Astrit Avdylit është përmendur në dosjen e njohur 339 ku rezulton se ai ka njohje dhe lidhje edhe me eksponentë të politikës.
Në përgjimet e zbardhura në atë kohë rezulton se Avdyli bisedon në telefon me ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit të asaj kohe Vangjush Dako.