
Një shqiptar është dënuar me burg në Britani, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine në lokalin me kokteile në pronësi të tij.
Mediat britanike bëjnë me dije se 45-vjeçari Edmond Borici, pronar i një bari me kokteile në Bond Gate në Nuneaton të Anglisë, u dënua me 15 miaj brug.
Ai u prangos vitin e kaluar, kur kërcënoi me thikë një klient në lokalin e tij, teksa ky i fundit rrëmbeu arkën e birrave për t’u mbrojtur.
Gjatë kontrollit në lokal, policia i gjeti një qese me 509 gram kokainë të ndarë në doza të vogla, me qëllim shpërndarjen te klientët. Një tjetër qese me 17 gram kokainë u gjet e fshehur në makinën e tij tip “BMW” të parkuar jashtë lokalit.
Autoritetet britanike thanë se Boriçi sillej si të ishte Don i mafias së viteve 1950. Ai përdorte lokalin për të fshehur aktivitetin e jashtëligjshëm, dhe shpesh ishte i dhunshëm me persona të tjerë.