Skandali me ilaçet te Onkologjiku, pse përherë Florian Marku i Florifarma ?!
Sistemi i aplikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si degë kryesore e qeverisë, ka prodhuar çorbën, dramën njerëzore, pazarin me vdekjet dhe çnjerëzoren te Onkologjiku.
Megjithatë, në çdo rrethanë, mjeku duhet t’i ruajë disa parime njerëzore. Një nga detajet më tronditëse te skandali i Onkologjikut është fakti që duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.
“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër”, sqarohet më tej në dosje.
Njëra nga farmacitë Flori Farma ku pacientët duhet të blinin ilaçin, ka si pronar shtetasin Florian Marku.
Por, farmacisti Marku mohoi të këtë lidhje, duke thënë se nuk e njeh fare mjekun Edmond Gashi.
I takon drejtësisë për të përcaktuar rolin e Florian Markut në skandalin e Onkologjikut, por çuditërisht emri i tij përmendet shpesh në rastet e abuzimeve dhe çuditërisht ku ka shumë para. Pyetja që shtrohet është: Pse përherë Florian Marku?!
Sjellim në vëmendje që tetor të vitin 2021, Florian Marku u arrestua bashkë me 5 persona të tjerë, pasi sillnin ilaçe kontrabandë në Shqipëri, duke i shitur me trefishin e çmimit.
Referuar Qendrës Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve, ai zotëron 3 farmaci në zona të ndryshme në Tiranë, të regjistruara si “Flori”, “Flori 2” dhe “Flori 3”.
Nëpërmjet një pike kufitare, medikamentet mjekësore kalonin në doganë pa u regjistruar. Ato fshiheshin kryesish në kamionë me produkte të ndryshme.
Pasi mbërrinin në vendin tonë, ilaçet shpërndaheshin në këto farmaci dhe më pas u shiteshin qytetarëve të prekur nga Covid me 2 apo 3-fishin e çmimit të tregut.
Marku ka futur ilaçe kontrabandë në sasi të mëdha pa paguar asnjë taksë, pjesa dërrmuese që përdoreshin për t’u mjekur kundër COVID-19 duke i shpërndarë përmes Margarita Xhaxhiut