Dy të vrarë dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik i një ngjarje në një lokal me pronarë shqiptarë në Saint-Galles të Brukselit. Sulmi dyshohet se ka lidhje me trafikun e drogës.
Ngjarja ka ndodhur midis orës 01:00 dhe 02:00 pas mesnate në një kafene në “Rue de l’Argonne”, jo shumë larg Gare du Midi.
Autorët e të shtënave mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë, ndërsa plumbat kanë goditur klientët që ndodheshin në tarracën e lokalit. Dy persona u vranë dhe tre u plagosën. Njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të lehtë, ndërsa dy të tjerët në gjendje më të rëndë.
Dy personat e vrarë dyshohet se ishin viktima aksidentale. Ata janë një burrë dhe një grua. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, megjithëse ka dyshime se është e lidhur me pazaret e drogës. Objektiv i atentatit mund të kenë qenë pronarët shqiptarë të kafenesë.